RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaLajme
Holanda, vendi më i sigurt në botë për t’u vizituar në vitin 2026
📰 Lajme

Holanda, vendi më i sigurt në botë për t’u vizituar në vitin 2026

Holanda është zgjedhur si vendi më i sigurt për t’u vizituar në vitin 2026, sipas listës së përpiluar nga kompania e sigurimeve “Berkshire Hathaway Travel Protection” (BHTP). Çdo vit, BHTP-ja anketon

nga Gentrita Xhemajli11 nëntor 202511 nëntor 2025

Holanda është zgjedhur si vendi më i sigurt për t’u vizituar në vitin 2026, sipas listës së përpiluar nga kompania e sigurimeve “Berkshire Hathaway Travel Protection” (BHTP).

Çdo vit, BHTP-ja anketon një numër të madh njerëzish për vendet ku kanë udhëtuar vitet e fundit dhe se sa të sigurt janë ndier në secilin prej tyre. Kjo vlen veçanërisht për gratë, personat e komunitetit LGBTQ+ dhe grupet e tjera të margjinalizuara.

Vitin e kaluar, Islanda ishte në krye të listës, por këtë vit ajo ka rënë në vendin e katërt, duke ia lënë fronin Holandës. Kjo është veçanërisht mbresëlënëse, pasi vitin e kaluar Holanda renditej në vendin e 14-të. Sipas BHTP, sekreti i suksesit të këtij vendi është i thjeshtë.

“Është një vend që dashuron paqen. Gratë dhe grupet e margjinalizuara thanë se janë ndier shumë të mirëpritur në Holandë dhe vlerësuan lart masat shëndetësore. Shqetësimet më të mëdha për sigurinë që mund të keni lidhen me ndonjë çiklist të pakujdesshëm apo turistë të zhurmshëm”, thekson kompania.

Në vendin e dytë, duke ruajtur pozicionin nga viti i kaluar, është Australia. Ajo ka një sistem shumë të rregulluar, kujdes shëndetësor të shkëlqyer për vizitorët dhe një nivel të ulët aktiviteti terrorist. Sipas australianëve, kjo është rezultat i një sistemi politik të qëndrueshëm, nivelit të ulët të krimit dhe ligjeve të rrepta për bio-sigurinë dhe kontrollin e armëve.

Sipas studimit të “Berkshire Hathaway Travel Protection”, këto janë 15 vendet më të sigurta për të udhëtuar në vitin 2026:

  1. Holanda
  2. Australia
  3. Austria
  4. Islanda
  5. Kanada
  6. Zelanda e Re
  7. Emiratet e Bashkuara Arabe
  8. Zvicra
  9. Japonia
  10. Irlanda
  11. Belgjika
  12. Portugalia
  13. Franca
  14. Mbretëria e Bashkuar
  15. Danimarka
Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV
LAJMI TJETËR →
Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV

Lexo edhe

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë
Kulturë

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë

1 min më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së

1 min më parë
Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime
Kosova

Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime

1 min më parë
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere

1 min më parë
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin një hit vere

1 min më parë
Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë
Showbiz

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë

14 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë

2 orë më parë
Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin
Kosova

Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin

2 orë më parë
Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

2 orë më parë
​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

2 orë më parë