Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Herzog falënderon Blinken për mbështetjen

nga Venera Grabanica12 tetor 2023
Herzog falënderon Blinken për mbështetjen

(Lajm i përditësuar)


Herzog falënderon Blinken për mbështetjen”në kohën kur kemi më së shumti nevojë”

Pas bisedimeve të tij me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, Antony Blinken tani është takuar me Presidentin Isaac Herzog.

Në një konferencë të shkurtër të përbashkët për shtyp, presidenti falënderoi SHBA-në për “kujdesin” për Izraelin në “kohën e kur kemi nevojë në një nga orët më të errëta që kemi kaluar” që nga krijimi i shtetit të Izraelit.

Blinken ripohoi se ishte në vend me një mesazh: “Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me Izraelin sot, nesër, çdo ditë”.


Blinken në Izrael: SHBA-ja do të jetë gjithmonë përkrah jush

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë vizitës në Izrael tha se Uashingtoni “gjithmonë” do të mbështesë këtë shtet.

Megjithatë, kryediplomati amerikan tha se palestinezët gjithashtu kanë “aspirata legjitime” që nuk përfaqësohen nga grupi militant i Hamasit.

“Ju mund të jeni mjaftueshëm të fuqishëm që të mbroni veten”, tha Blinken gjatë takimit me kryeministrin e Izraelit, Benjanim Netanyahu, teksa konflikti mes Izraelit dhe Hamasit po vazhdon.

“Por, për aq kohë sa të ekzistojë Amerika, nuk do të keni nevojë të jeni vetëm. Ne gjithmonë do të jemi përkrah jush”.

Vizita e Blinkenit në Izrael është për të shprehur solidaritetin e SHBA-së, pasi militantët e Hamasit më 7 tetor nisën sulmin më të madh ndaj Izraelit në vitet e fundit. Si pasojë e dhunës, 1.200 persona janë vrarë në Izrael.


Blinken arrin në Izrael

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka arritur në Izrael ku do të zhvillojë një sërë takimesh të rëndësishme me zyrtarë izraelitë.

Blinkeni shkoi në Izrael në mes të sulmeve izraelite në Gaza, por edhe tensioneve brenda vetë Izraelit. Ushtarë të shumtë janë ende në jug të vendit, por edhe në veri, ku sirenat bien çdo ditë për shkak të njoftimeve për sulme nga Libani, kryesisht të organizuara nga anëtarë të Hezbollahut.

Përpara vizitës së tij në Izrael, Blinkeni mbajti konferencë për shtyp ku foli se si Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht Izraelin.


Blinkeni sot takohet me presidentin palestinez

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas sot do ta takojë Sekretarin e Shtetit amerikan, Antony Blinken.

Lidershipi politik palestinez është thellësisht i ndarë mes partisë së Mahmoud Abbasit në Bregun Perëndimor dhe militantëve kundërshtarë islamik të Hamasit të cilët e kontrollojnë Rripin e Gazës.

Blinkeni pritet të arrijë në Izrael brenda disa orësh për të treguar mbështetje për vendin dhe popullin pas sulmit të Hamasit, raportoi BBC.

Zyrtarët palestinezë kanë thënë se presidenti Abbas do të takohet edhe me mbretin e Jordanisë në Amman të enjten.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →