Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtje

nga Gentrita Xhemajli7 dhjetor 2025
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtje

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka thënë të shtunën se sheh zhvillime pozitive në shpenzimet për mbrojtje në Gjermani dhe i ka lavdëruar aleatët e NATO-s për rritjen e buxheteve për ushtritë e tyre.

Duke folur në një forum për mbrojtje në Kaliforni, Hegseth e ka mirëpritur marrëveshjen e NATO-s për t’i rritur ndjeshëm shpenzimet në mbrojtje në vitet në vijim.

“Aleatët që shërbejnë si shembuj, sikurse Izraeli, Koreja e Jugut, Polonia, Gjermania çdo ditë e më shumë, shtetet baltike dhe të tjerë, do të pranojnë trajtim special nga ne”, ka deklaruar ai.

Marrëveshja e vendeve të NATO-s, e arritur në qershor – e nxitur nga lufta e Rusisë në Ukrainë, dhe thirrjet e presidentit amerikan, Donald Trump – parasheh që vendet anëtare të shpenzojnë të paktën 3.5 për qind të bruto prodhimit të brendshëm (GDP) në mbrojtje, plus 1.5 për qind në projekte të lidhura me mbrojtjen, siç është infrastruktura.

Deri më 2035, shpenzimet në këtë sektor pritet të arrijnë në 5 për qind të GDP-së, njëherësh shifra më e lartë prej Luftës së Ftohtë./rel

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →