Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haziri: Në LDK Lumir Abdixhiku e mban rendin e shtëpisë

nga B G12 shkurt 2025
Haziri: Në LDK Lumir Abdixhiku e mban rendin e shtëpisë

Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri tha se kryetari i këtj subjekti politik, Lumir Abdixhiku e mban rendin në LDK.

“LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie.Ky rend shtëpie dhe kultura jonë politike e solli Lumir Abdixhikun në krye të LDK-së, i cili e mban rendin e shtëpisë.LDK, me Lumirin në këtë proces, organizoi parafushatë të jashtëzakonshme, proces fushate shembull dhe solli në ditën e zgjedhjeve standard të ri në politikë.”, shkroi Haziri në Facebook.

Ai shtoi se për udhëheqje presin kryetarin e tyre.

“Pa LDK-në as nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese.LDK respekton vullnetin qytetar dhe në mënyrë të përgjegjshme e pret Kryetarin e saj me na udhëheq në pjesën e tretë të zgjedhjeve, atë paszgjedhore. Koha për durim!”, përfundon ai./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →