Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haxhiu: Prokuroria ta intervistojë Kusari-Lilën ose do t’i ngre unë padi “zemlakes” së Radojiçiqit

nga Kaltrina Berila8 qershor 2024
Haxhiu: Prokuroria ta intervistojë Kusari-Lilën ose do t’i ngre unë padi “zemlakes” së Radojiçiqit

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili është përmendur nga shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila përgjatë bisedës së saj me Slavko Simic, ka thënë se prokuroria e Kosovës duhet të merret dhe të hetojë deklaratën e Kusari-Lilës dhe bashkëpunimin me Radojiçiqin.

“I bëj ftesë Prokurorisë që të mirret me këtë rast, ta ftoj në intervistim znj. Kusari që ta sqaroj këtë deklaratë dhe bashkpunimin e saj me terroristin Radojçiq të BIA-s serbe”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.

Ai tutje ka thënë se nëse Prokuroria s’do të reagojë, do të detyrohet ta padisë “zemlaken” e Radojiçiqit.

“Në të kundërtën, jam i detyruar të ngre padi kundër “zemlakes” së Radojçiqit si informatore e aktivitetit të ish- ushtarëve të UÇK-së në dëm të interesit shtetëror”, ka shkruar Haxhiu.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →