Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haxhiu për opozitën: Për sa kohë ne kemi pasur vullnetin, ata nuk kanë pasur vullnet dhe gatishmëri

nga Gentrita Xhemajli1 korrik 2025
Haxhiu për opozitën: Për sa kohë ne kemi pasur vullnetin, ata nuk kanë pasur vullnet dhe gatishmëri

Deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu për RTV21 ka thënë se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të vazhdojë seanca konstituive me votimin e komisionit për votimin e fshehtë.

Ajo shtoi se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk e ka vlerësuar apo konsideruar që komisioni i fshehtë është shkelje e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“Sot është komisioni dhe jo emri im siç e kemi thënë është jashtëzakonisht e rëndësishme që të vazhdojë aty ku ka mbetur seanca konstituive, gjegjëisisht me votimin e komisionit për votimin e fshehtë. Edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk e ka vlerësuar ose nuk ka konsideruar që komisioni i fshehtë është shkelje e Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, tha Haxhiu.

Deputetja e LVV-së për opozitën tha se ata nuk kanë pasur vullnet dhe gatishmëri për situatën në Kuvend.

“Në atë takim ne kemi paraqitur dy kompromise siç i ka përmendur kryetari Kurti. Sa të është opozita në një vend ,në një shtet ashtu funksion demokracia, për sa kohë ne kemi pasur vullnetin ata nuk kanë pasur vullnet dhe gatishmëri”, theksoi ajo. /21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →