Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haxhiu: Është radha që LDK të tregojë se e do ndryshimin

nga B.K20 janar 2020

Kurti refuzoi ofertën e LDK-së

Deputetja nga Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu duke folur për formimin e Qeverisë tha se kanë bërë shumë kompromise. Sipas saj, tani është radha që Lidhja Demokratike e Kosovës, të tregojë se e do vërtetë ndryshimin.

Vetëvendosje sot ka propozuar kryetarin e saj, Albin Kurti, për mandatar të qeverisë, ai tani brenda 15 ditësh duhet të paraqes përbërjen e Qeverisë para Kuvendit.

“Këto ditë janë shans ideal për të marrë vendimin historik në përputhje me vullnetin e qytetarëve.” u shpreh Haxhiu ndërsa shtoi se “Për të jetësuar vullnetin e qytetarëve të shprehur më 6 tetor, ne kemi bërë shumë kompromise. Është radha që LDK, të tregojë se e do vërtetë ndryshimin”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Albin Kurti sot me një videomesazh bëri të ditur se nuk e kanë pranuar propozimin e fundit të LDK-së për marrëveshje.  Megjithatë, lideri i VV-së shtoi se mund të kthehen në tavolinën e bisedimeve për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →