Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haxhiu dështon të zgjidhet kryeparlamentare, seanca ndërpritet

nga Venera Grabanica19 prill 2025
Haxhiu dështon të zgjidhet kryeparlamentare, seanca ndërpritet

(Lajm i përditësuar)


Limaj: Shumë shpejt do të konstituohet Kuvendi dhe Qeveria

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj pas ndërprerjes së seancës plenare e cilësoi si lajm të mirë votimin e raportit për verifikimin e mandateve dhe betimin e deputetëve.

“Kosova tani ka Parlament dhe deputetë dhe ata do të gjejnë rrugë për hapa të tjerë. Shumë shpejt edhe këto pjesë tjera do të përfundojnë dhe sipas ligjit dhe Kushtetutës të konstituohet Kuvendi dhe Qeveria”, shtoi Limaj.

Megjithatë, ai nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve pse tre votat e Nismës ishin abstenim për propozimin e LVV-së për postin e kryetares së Kuvendit.


Krasniqi: S’jemi të obliguar ta votojmë propozimin e LVV-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se ai dhe deputetët e tjerë të zgjedhur nuk janë të obliguar të votojnë pro propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje për postin e kryeparlamentarit.

Ai tha se shpreson që VV do të mendojnë, të kenë ndonjë kandidat/e tjetër që mund të ketë mbështetje më të madhe

“Ne shpresojmë që kjo bllokadë të mos vazhdojë sepse e vërteta është që propozimi i takon grupit paraamentar me numrin më të madh të deputetëve, por nuk është obligative që deputetët ta votojnë. Shpresoj që ata do të mendojnë, do të provojnë të kenë ndonjë kandidat/e tjetër që mund të ketë mbështetje më të madhe”, tha Krasniqi.


Haxhiu dështon të zgjidhet kryeparlamentare, seanca ndërpritet

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sërish dështuan të zgjidhnin Albulena Haxhiun nga LVV-ja në postin e kryeparlamentares.

Në votimin e dytë, Haxhiu mori 57 vota për, 19 kundër dhe 3 abstenime.

Propozimi nuk kaloi dhe kryesuesi Avni Dehari e ndërpreu senacën për 48 orë, pra deri të hënën në orën 15:00.


Bajrami: LDK nuk ka asnjë kandidat të pranueshëm për kryetar të Kuvendit nga LVV-ja

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se partia e saj do të bëjë kallëzim penal ndaj anëtarëve të Qeverisë, që janë zgjedhur deputetë dhe të cilët bënë sot betimin, për ushtrim të funksioneve ekzekutive.

Ajo tha se neni 70 i Kushtetutës thotë “qartë se mandati i deputetit nis me datën e certifikimit të rezultateve”.

Sa i përket kryeparlamentarit, Bajrami tha se LDK nuk ka asnjë kandidat të pranueshëm për këtë post nga LVV-ja.


Dështon zgjedhja e Albulena Haxhiut Kryetare e Kuvendit

Glauk Konjufca, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka propozuar Albulena Haxhiun për postin e kryetares së Kuvendit të Kosovës.

Në këtë votim, LDK votoi kundër, PDK nuk mori pjesë në votim, kurse NISMa abstenoi./21Media


Betohen deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës

Deputetët e zgjedhur të legjislaturës së re kanë bërë sot betimin në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Deputetët u ngritën të gjithë në këmbë për të lexuar tekstin e betimit.

Teksti i deklaratës së betimit

“Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë shtetasve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e sovranitetit, tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit. Betohem!”


Haradinaj tregon se cilët kandidatë të LVV-së do t’i votonte për kryeparlamentar

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ekziston një dakordim mes partive opozitare për të votuar raportin për konstituimin e Kuvendit.

Në një deklaratë për media, ai tha se pas kalimit të raportit, pritet të kalohet në fazën e betimit të deputetëve dhe më pas te zgjedhja e kryetarit të Kuvendit. Haradinaj gjithashtu u shpreh i gatshëm të mbështesë emrat e propozuar nga VV-ja, Saranda Bogujevci dhe Shqipe Selimi, nëse ato do të jenë kandidate për këtë post.


Murati: Asgjë s’ka ndryshuar

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se anëtarët e partive që deri më tani kanë qenë në opozitë jane dakorduar të votojnë pro raportit për mandatin e deputetëve.

Ai thotë se asgjë nuk ka ndryshuar në raport me atë të para katër ditëve dhe se asnjë dorëheqje nuk është dorëzuar.

“Kanë ndryshuar vetëm fjalët e opozitës si rezultat i rrezikut për t’i humbur mandatet”, tha Murati.


Krasniqi: Është pranuar kërkesa e PDK-së për dorëheqjet individuale të anëtarëve të Qeverisë

Kryetari PDK-së, Memli Krasniqi, tha se gjatë takimit të Komisionit të përkohshëm është pranuar kërkesa e partisë së tij që anëtarët e Qeverisë, të zgjedhur deputetë, të dorëzojnë dorëheqje individuale.

Ai tha se kjo kërkesë është evidentuar në procesverbalin e takimit të Komisionit “që të gjithë ministrat dhe kryeministri që kanë dhënë dorëheqje individualisht”.

“Ky ndryshim na ka mundësuar që të votohet raporti”, tha Krasniqi.


Burimet e RTV21 tregojnë se Kurti dhe vartësit e tij kanë dhënë dorëheqje zyrtarisht!

Kryetari i VV-së, Albin Kurti dhe vartësit e tij kanë dhënë dorëheqje zyrtarisht.

Kjo u bë e ditur nga burimet e RTV21.

Anëtarët e Qeverisë do  të dorëzojnë dorëheqje individuale.


Burimet e RTV21: Përfundon takimi i Komisionit të përkohshëm për mandate

Ka përfunduar takimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.

Kur u pyet nga gazetarët nëse do të votohet raporti për mandatet, Time Kadrijaj nga AAK-ja, u përgjigj shkurt me “po”.

Me 15 vota për ka kalaur votimi për verifikimin e mandateve të deputetëve.

Kështu bëhet e ditur nga burime të RTV21.


Kalon votimi për verifikimin e mandateve të deputetëve

Me 15 vota për ka kalaur votimi për verifikimin e mandateve të deputetëve.

Kështu bëhet e ditur nga burime të RTV21.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari tha se  raporti e ri më pas do të dërgohet në sallë plenare për votim.


Fillon seanca konstituive e Kuvendit, Dehari konfirmon se do të votohet raporti i mandateve

Ka filluar vazhdimi i seancës konstituive, që fillimisht kishte nisur të martën, me 120 deputetë të pranishëm.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, tha se në takimin konsultativ janë pajtuar që me votë unanime të votohet raporti në Komision dhe seancë, që të mund të vazhdojmë tutje.

Të 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës, votuan që raporti i ri të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit, ta hartohet nga përbërja paraprake e këtij komisioni, që u zgjodh më 15 prill.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, tha se komisioni për 30 minuta duhet të takohet dhe të hartojë raportin e ri që më pas do të dërgohet në sallë plenare për votim./21Media


Kusari-Lila: Kërkojmë unanimitet që të mos kontestohet pastaj votimi në Kushtetuese

Mimoza Kusari Lila ka thënë se deputetët e zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje do të votojnë pro raportit për verifikimin e mandateve të deputetëve vetëm nëse një gjë e tillë bëhen unanimisht.

Kjo pasi që ajo tha se nuk dëshiron që partitë e tjera pastaj ta shfrytëzojnë rastin që ta kontestojnë votimin duke e dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese.

“Nuk është në peshën tonë për t’u siguruar që ai rapport të kalojë. Kushtetuta e parasheh që mandati i deputetit është i pavlefshëm nëse nuk e bëhen betimin”, tha Kusari-Lila.


Haxhiu: Kemi dakordim për votimin e raportit për mandate  

Para fillimit të seancës konstituive,  Albulena Haxhiu nga LVV tha se të gjitha partitë politike u dakorduan gjatë takimit konsultativ, me kryesuesin Avni Dehari që raporti i Komision për verifikimin e mandateve të votohet në mënyrë unanime, në mënyrë që të ecet përpara.

Haxhiu tha se vetëm nëse të gjithë votojnë për raportin e Komsionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve, si në Komision por edhe në sallë plenare, edhe LVV-ja do ta mbështesë atë.


​Limaj pyetet nëse do të jetë kandidat për kryeparlamentar

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj nuk ka treguar nëse do të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit.

Ai ka mbërritur në Kuvend pak para nisjes së seancës ku për herë të tretë po tentohet të konstituohet institucioni legjislativ.

“Shpresoj që secili do ta votojë raportin, vetën e vet”, kështu u përgjigj kreu i Nismas, Fatmir Limaj i cili u pyet se a do të jetë kandidat për kryeparlamentar.

Në ditët e fundit ka pasur raportime që Nisma ka arritur marrëveshje me partinë fituese – Lëvizjen Vetëvendosje, edhe pse diçka e tillë nuk është konfirmuar nga kjo parti.

Nisma ka tri ulëse në Kuvendin e Kosovës.


Kadrijaj: Do të formohet komision i ri për verifikim të mandateve

Pas takimit të ftuar nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, me përfaqësues të partive politike, Time Kadrijaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), tha se sot do të formohet komision i ri për verifikimin e mandateve të deputëve.

Një komision i tillë ishte formuar edhe në seancën e parë konsituive të martën, por raporti nuk kishte marrë votat e mjaftueshme për të kaluar në Kuvend. /RTV21/21Media


Haradinaj: Opozita do që procesi i konstituimit të Kuvendit të ecë përpara

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, tha se nuk mund të garantojë që partitë që kanë qenë deri më tani në opozitë do të votojnë pro raportit të ri për mandatin e deputetëve.

“Por, ekziston mundësia që opozita ta mbështesë ecjen përpara të procesit. Qëllimi i opozitës është të mos e pengojë ecjen përpara të konsituimit të Kuvendit”, tha Haradinaj./RTV21/21Media


Berisha: Sakrifikoj votën për t’u ndërtuar institucionet, por nuk mbështes një Qeveri që s’na respekton

Deputeti nga Partia Liberiane Egjiptiane, Veton Berisha  tha se Partia Liberale egjiptiane jem votën jep mbështetjen sepse dëshiron me nis Kuvendi, institucionet punën.

Ai tutje tha se do ta sakrifikoj votën për t’u ndërtuar institucionet, por nuk mbështes një Qeveri që nuk i respekton.

‘’Nëse varet vota ime për ndërtimin e institucioneve do ta skarifikojë votën time për fillimin  epunës së Qeverisë, por nuk do të thotë se jam pjesë e Qeerisë, por nuk nënkupton se jamë pjesë e asaj qeverie që nuk i respekton kërkesat e partisë Liberale egjiptiane‘‘, tha Berisha./21Media


Përfundon takimi konsultativ mes Deharit dhe partive politike

Ka përfunduar takimi konsultativ mes kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, dhe përfaqësuesve të partive politike.

Në takim morën pjesë: Mimoza Kusari Lila nga Alternativa, Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sala Jashari dhe Përparim Gruda nga Partia Demokratike e Kosovës, Time Kadrijaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës./RTV21/21Media


IKD përgatit letrën e dorëheqjes për anëtaret e qeverisë

Melos Kolshi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi në një deklaratë për RTV21, ka thënë se IKD ka përgatitur një letër dorëheqjeje për anëtarët e qeverisë.

“Instituti i Kosovës për Drejtësi gjithherë ka thënë që letra e kryeministrit në detyrë Albin Kurti nuk përbën akt të dorëheqjes për arsye se dorëheqja nuk do duhej që të linte hapësirë për diskutim, kështu që Instituti i Kosovës për Drejtësi ka bërë përgatitjen e shkresave të dorëheqjes për kryeministrin në detyrë e po ashtu edhe për anëtaret e tjerë të ekzekutivit të cilët janë në detyrë dhe janë zgjedhur deputet të legjislaturës së nëntë”, tha Kolshi.

Tutjet sipas tij deputetet e legjislaturës së nëntë duhet ta gjejnë një gjuhë të përbashkët për votimin e raportit.

“Deputët e kuvendit të republikës së Kosovës, sot duhet që ta gjejnë një gjuhë të bashkëpunimit dhe të votojnë raportin dhe që të vazhdojnë tutje dhe të mos ju lënë hapësirë problemeve të mundshme të cilat mund ta kontestojnë kushtetutshmërinë. ‘’, tha ai./RTV21/21Media


Krasniqi: Raporti për mandatin e deputetëve duhet të sjellet në Kuvend për votim

Para fillimit të seancës konstituive, Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se një përfaqësues i partisë që udhëheq ai është duke marrë pjesë në takimin konsultativ të ftuar nga Avni Dehari i Vetëvendosjes – i cili si deputeti më i vjetër po e udhëheq seancën konstituive që nisi fillimisht të martën.

Por, Krasniqi tha se PDK-ja nuk ndërron qëndrim lidhur me kërkesën që kabineti qeveritar i udhëhequr nga Albin Kurti të japë dorëheqje, pasi nuk pranon si dorëheqje atë letër që Vetëvendosja ka dorëzuar.

Ai e quajti “bllokadë të panevojshme” atë që po ndodh në Kuvendin e Kosovës.


Abdixhiku: Dehari të respektojë skenarin e Kuvendit e jo të LVV-së

Para fillimit të seancës konstituive, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se shpreson që kryesuesi i seancës, Avni Dehari, duhet të respektojë skenarin për seancën e përgatitur nga Sekretariati i Kuvendit, e jo i partisë së tij, LVV-së.

Abdixhiku deklaroi se nuk po kërkon që shteti të mbet pa kryeministër, por Albin Kurti duhet të zgjedhë nëse dëshiron të jetë deputet apo kryeministër në detyrë.

“Nuk po themi që të mbetet Qeveria pa kryeministër, por duhet të zgjedhë, ose deputet ose kryeministër”, tha ai.


​Dehari sërish fton për konsultë partitë politike

Kryesuesi i seancës konstituive, deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari ka ftuar sërish të shtunën në konsultë partitë politike, pak para fillimit të seancës.

Deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu tha se “ka disa zgjidhje për tejkalimin e bllokadës”.

Ajo tha se raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve nuk do të ndryshohet.

“Ka disa zgjidhje, por mund t’i themi në takimin konsultativ që është thirrur nga kryesuesi i seancës konstituive në ora 11:30. Ne e kemi dhënë dorëheqjen”, tha Haxhiu./RTV21/21Media


Hasani: Dështimi i seancës është papërgjegjësi e VV-së, nuk po përballen me humbjen

Nait Hasani nga PDK-ja në një intervistë për RTV21 tha se nëse dështon edhe sot seanca konstituive e Kuvendit do të jetë papërgjegjësi VV-së, që sipas tij, nuk është e gatshme të përballet me sfidat dhe humbjen që e ka pësuar.

‘’Ne nuk dalim jashtë grupit parlamentar, por do të insistojmë te grupi që ta bëjnë një veprim pozitiv, ta shtyjnë një process përpara. Kjo tregon papërgjegjësinë e partisë së parë e cila nuk është e gatshme të përballet me sfidat dhe humbjen që e ka pësu Fillimisht kalimi i raportit tregon kemi procedurat e betimit dhe pas betimit do ta shohim kush do të jetë në sallë, a do të kemi shkelje të ligjeve apo nuk do të kemi shkelje të ligjeve Mendoj që aty janë procedurat që duhet të merremi vesh me grupin në bazë të grupit do të votojmë’’, tha Hasani./RTV21/21Media


Rexhaj: I kemi numrat dhe për kryeparlamentar edhe për qeveri

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj për RTV21 tha se VV i ka numrat për formimin e Qeverisë.

”Ne nga fillimi nga seanca e parë kemi ardhë dhe jemi befasuar që depuetët nuk e kanë votuar raportin”, tha Rexhaj, teksa shtoi se VV është e interesuar që të votohet ky raport dhe të formohet Qeveria.

”I kemi numrat dhe për kryeparlamentar edhe për qeveri, e kemi thënë disa herë. E kemi emrin e parlamentarit”, tha Rexhaj.

Ai tutje ka shtuar se shpreson që ”Opozia shpresoj ta votojnë raportin sot”./RTV21/21Media


‘’E treta e vërteta’’, A do të konstituohet Kuvendi sot?

Vazhdimi i tretë i seancës konstituive do të mbahet sot në orën 12:00.

Partitë politike që kanë qenë në opozitë s’kanë dhënë sinjal se kanë ndryshuar qëndrim sa i përket kërkesës për dorëheqjet formale të qeveritarëve të LVV-së të zgjedhur deputetë.

Në seancën e parë konstituive, raporti i Komisionit për Verifikim të Mandatve ka marrë vetëm 52 vota “për”, të pamjaftueshme për t’u konsideruar se ka kaluar. Ndërkohë në seancën e raporti s’është hedhur fare në votim.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →