Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Haxhi Shalës e Sabit Jonuzit iu vazhdohet paraburgimi

nga B G11 prill 2024
​Haxhi Shalës e Sabit Jonuzit iu vazhdohet paraburgimi

Gjykata Speciale e Hagës ua ka vazhduar masën e paraburgimit ish-komandantit të UÇK-së Haxhi Shala dhe ish-pjesëtarit Sabit Jonuzi.

Kjo u bë e ditur sot në një konferencë për media nga zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Michael Doyle, sipas të cilit gjykatësi ka marrë vendimin më 8 prill.

“Ai konstatoi për të dy të akuzuarit se ekziston ende rreziku i arratisjes, pengimit të procesit gjyqësor dhe rreziku i kryerjes së krimeve të tjera, veçanërisht duke mbajtur parasysh se me ecurinë e procesit të nxjerrjes së materialeve, të akuzuarit kanë më shumë qasje në informacione të ndjeshme”, tha ai.

Sipas tij, në çështjen Januzi, Bahtijari dhe Shala, kryetarja e Dhomave të Specializuara Ekaterina Trendafilova më 5 prill caktoi Panelin e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur lidhur me kërkesën referuese të të akuzuarve me të cilën kundërshtojnë ndryshimet në rregulloren e ndihmës juridike nga Zyra Administrative.

Paneli i Gjykatës Kushtetuese përbëhet nga gjykatësit Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti.

Aktakuza kundër Januzit dhe Bahtijarit është konfirmuar më 2 tetor 2023 dhe është bërë publike më 6 tetor 2023. Aktakuza kundër Haxhi Shalës është konfirmuar më 4 dhjetor 2023 dhe u bë publike më 12 dhjetor 2023.

Më 12 janar 2024, pas kërkesës së saj për bashkimin e këtyre dy rasteve, PSP-ja ngriti propozim-akuzë të përbashkët, por gjyqtari i procedurës paraprake më 8 shkurt 2024 urdhëroi PSP-në që ta riparaqiste atë. Në ndërkohë, çështja e përbashkët do të vazhdojë në bazë të aktakuzave të konfirmuara aktualisht në të dy rastet, përkatësisht aktakuzën e konfirmuar më 2 tetor 2023 për rastin Januzi-Bahtijari dhe aktakuzën e konfirmuar më 4 dhjetor 2023 për rastin Haxhi Shala.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →