Hasani: Nga Qeveria Kurti nuk kam pasur ofertë për draftimin e një statuti, nga Qeveritë tjera po
(Lajm i përditësuar)
Hasani: Nga Qeveria Kurti nuk kam pasur ofertë për draftimin e një statuti, nga Qeveritë tjera po
Profesori Enver Hasani në emisionin “Click” në RTV21 deklaroi se nuk ka pasur një ofertë për draftimin e një statuti të cilin “do ta kishte bërë”.
Hasani përmendi se një ofertë ndërkombëtare në maj të vitit 2023, nga struktrat financuese ndërkomnbëtare, teksa shtoi se arsyet për të cilat nuk ka pranuar do t’i bëjë të ditura ndonjëherë herë tjetër.
Hasani tutje shtoi se oferta për një draftim të një statuti ka pasur nga Qeveritë tjera, por jo nga Qeveria Kurti.
‘’Nuk me është thënë nga kjo Qeveri tash jo, Qeveritë tjera kur kanë kërkuar kam shprehur gatishmëri’’, tha Hasani.
Hasani: Serbia le te harron Evropën, nëse Perendimi lëshon pe, Serbia duhet ta heq maskën
Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani në ‘’Click’’ të RTV21 tha se Serbia nuk ka hequr dorë nga marrevshja.
Hasani ndër tjera tha Serbia e dinë për izolimin që mund t’i bëhet në të ardhmen nëse i kapercen vijat e kuqe.
‘’Serbia le te harron Evropën, rrugën Evropiane sepse me shku te Rusia dhe te Kina i duhet me i kapercy të gjitha vendet e NATO-së dhe të BE-së këtë e dinë Serbia dhe izolimi që mund t’i bëhet në të ardhmen nëse i kapercen vijat e kuqe ’’ tha Hasani.
Ai tutje shtoi se ‘’Nëse Perendimi lëshon pe që s’do përjashtohet Serbia duhet të heq maskën a është me Kinën apo me Perendimin, atëherë ne ose do fitojmë më shumë ose do humbim’’.
Hasani: Gjykata Kushtetuese nuk ka të drejtë me kontrollu asnjë marrëveshje ndërkombëtare
Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani në ‘’Click’’ të RTV21 tha se Gjykata Kushtetuese nuk ka të drejtë të kontrollojë asnjë marrëveshje ndërkombëtare, duke permenduar të të Ohirt dhe Bruskelit.
‘’Gjykata Kushtetuese marrevshjen e Ohrit dhe Bruskelit nuk ka të drejtë me kontrrollu, asnjë marrëveshje ndërkombëtare Gjykata Kushtetuse nuk ka të drejtë me kqyr a është në pajtim me Kushtetutën. Disa vende Bullgaria e Shqipria kanë të drejtë para se me hyrë në fuqi me i kontrolllu’’, tha Hasani.
Hasani: Qeveria dhe organet politike e futin Kosovën më shumë në telashe nëse nuk i zbatojnë zotimet
Profesori Enver Hasani në emisionin “Click” në RTV21 tha se në rast që Qeveria e Kosovës e kundershton Draft statutin e propozuar nga Bashkimi Evropian nuk do ketë përplasje mes Gjyaktës Kushtetuese dhe Bashkësisë Ndërkombëtare.
‘’Bashkësia Ndërkombëtare s’ka pse përpalset me Gjyaktën Kushtetuese, Gjykata Kushtetuese i ka standartet e veta ajo duhet me vepru sipas aktgjykimeve të vitit 2015 s’ka pse. Qeveria organet poltiike perplasen dhe e futin Kosoven me shume ne telashe nese nuk i zbatojnë zotimet që i kaneë marrë, ate me se ndryshon’’, tha Hasani.
Hasani: Draftstatuti i Asociacionit minon shtetësinë e Kosovës
Profesori Enver Hasani në emisionin “Click” në RTV21 tha se draftatuti i Asociacionit flet për një strukturë normative, e cila sipas tij në pjesën dërmuese minon shtetësinë e Kosovës, sovranitetin, integritetin dhe pavarësinë e saj.
“Ajo shihet që nga dispozitat e para ose pjesës hyrëse, preambulës që është se nuk mund të ndahet nga pjesa operative dhe nuk mund të shikohet nga pjesa operative deri më duket te neni 42 , neni dikund i parafundit atje që normon arbitrazhin. Nuk mund të jetë Kosova shtet sovran dhe i pavarur dhe të ketë integritet territorial, ta kuptoj i madh edhe i vogël me rezolutën 1244 në preambulë të një akti nënligjor as është Kushtetutë as është ligj , akt nënligjor që quhet statut dhe nuk mund të jetë shtet sovran dhe i pavarur me një arbitrazh i cili është miks efektivisht ndërkombëtar, i cili ndan juridiksionet ..”, tha Hasani.
Ai tha se konfliktet dhe juridiksionet zgjidhen më së shumti nga Gjykata më e lartë në vend./21Media











