Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Harry dhe Meghan bëhen prindër të një vajze

nga Venera Grabanica6 qershor 2021

Princi Harry dhe Meghan Markle janë bërë prindër për herë të dytë. Meghan lindi një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Lilibet Diana Mountbatten-Windsor.

Lilibet “Lili” Diana Mountbatten-Windsor  ka lindur të premten në mëngjes në një spital në Santa Barbara, në Kaliforni.

Emri i mesëm i foshnjës, Diana, u zgjodh për të nderuar “gjyshen e saj të dashur të ndjerë”, Princeshën e Uellsit, thuhej në deklaratë.

“Më 4 qershor, ne u bekuam me ardhjen e vajzës sonë Lili. Ajo është më shumë sesa mund ta kishim imagjinuar ndonjëherë dhe ne jemi mirënjohës për dashurinë dhe lutjet që kemi ndjerë në të gjithë botën”, thanë Harry dhe Meghan në një deklaratë.

Harry dhe Meghan u martuan në maj 2018 dhe kanë një djalë, Archie, i cili u lind në vitin 2019./21Media 

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →