Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hargreaves: Anëtarët e familjeve të personave të zhdukur kanë të drejtë të dinë të vërtetën

nga Gentrita Xhemajli27 prill 2025
Hargreaves: Anëtarët e familjeve të personave të zhdukur kanë të drejtë të dinë të vërtetën

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se familjet që kanë persona të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, kanë të drejtë të dinë të vërtetën e të dashurve të tyre.

Në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë, ai ka thënë se iu është bashkuar familjeve dhe autoriteteve të Kosovës në nderimin e personave të zhdukur nga konflikti në Kosovë.

“Anëtarët e familjeve të personave të zhdukur, nga të gjitha komunitetet e Kosovës, kanë të drejtë të dinë të vërtetën për fatin e të dashurve të tyre” , ka shkruar ambasadori Hargreaves në Facebook.

Ai ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar mbetet e përkushtuar në mbështetjen e të gjitha qeverive në Ballkanin Perëndimor për të gjetur përgjigjet që familjet meritojnë. /21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →