RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj thirrje qytetarëve: Votoni dhe vendosni!

nga Kaltrina Berila12 tetor 2025
Haradinaj thirrje qytetarëve: Votoni dhe vendosni!

Pasi kreu obligimin e tij qytetar, Ramush Haradinaj u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës të dalin dhe të votojnë pasi siç tha ai, këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme.

“E shfrytëzova të drejtën time dhe votova bashkë me nënën. Një pjesë e familje tonë votuam në Gllogjan. Anita dhe Gjini në Prishtinë. Ftoj të gjithë të dalin dhe të votojnë. Këto zgjedhje kanë shumë rëndësi. Sot është dita me i marrë vendimet, votoni dhe vendosni”, tha ai para mediave.

Derisa Haradinaj nuk e zbuloi arsyen pse ka ndryshuar qendrën e votimit.

“Qenka ndjenjë e mirë me votu në vendlindje”, tha ai.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →