Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj: S’ka garancë që heqja e taksës sjell njohjen e Serbisë

nga Kaltrina Berila23 shkurt 2020

Haradinaj sërish i drejtohet Kurtit

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është drejtuar sërish me kërkesën për të mos hequr taksën kryeministrit aktual, Albin Kurtit.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se nuk ka asnjë garancë që heqja e taksës do të sjellë njohjen e Serbisë.

Kreu i AAK-së thotë se Rusia vazhdon të armatoset nga Rusia, ndërsa Kurti po lejon që Kosova të pushtohet ekonomikisht nga Serbia.

“Kosova nuk ka asnjë garanci se heqja e taksës 100% për produktet e Serbisë e sjellë Marrëveshjen Finale për njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Sot, Serbia vazhdon të armatoset nga Rusia me pajisjet me të reja ushtarake, ndërsa Qeveria Kurti premton heqjen e taksës duke siguru pushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia. I bëj thirrje publike Kurtit dhe partnerëve të tij qeverisës që mos të hiqet taksa pa njohje. Pushtetet nuk janë asgjë kur është në pyetje ruajtja dhe mbrojtja e sovran itetit të vendit. Tregu vetëm për njohje!”, shkroi Haradinaj.

Haradinaj edhe më herët i ka kërkuar Albin Kurtit që të mos e heq taksën 100% ndaj Serbisë/21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →