🇽🇰 Kosova
Haradinaj: Sivjet shohim më pak shpresë e më shumë migrim e zhgënjim
nga Venera Grabanica1 maj 2024
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se pagat në sektorin publik dhe atë privat mbetën më të ultat në rajon.
Kështu ka thënë Haradinaj me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.
“Paga minimale mbetet një formë e asistencës sociale. Paga mesatare mezi prek kufirin e mbijetesës. Në përgjithësi pagat në sektorin publik dhe atë privat mbetën më të ultat në rajon. Kjo madje në një periudhë kur inflacioni është i papranushëm për kapacitetin e mangët financiar dhe ekonomik në nivel vendi”, ka thënë Haradinaj./21Media









