Haradinaj: Qeveria të përfillë këshillat e Blinken, zhvillimet po hyjnë në fazë të rrezikshme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka bërë kërkesë Qeverisë së Kosovës që “qysh sot” të përfillë këshillat e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken dhe të gjithë aleatëve për rikthimin e normalitetit në veri.
“Kjo nënkupton largimin e menjëhershëm të njësive speciale nga objektet e komunave në veri dhe ajo të vazhdojë më detyrat e veta ligjore për ruajtjen e rendit dhe ligjit në këtë pjesë të vendit; që kryetarët e komunave nga zgjedhjet e fundit atje, menjëherë të japin dorëheqje; të shpallen zgjedhjet e lira në këto katër komuna, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, me pjesëmarrjen e të gjithëve, pa kushte e me garanca ndërkombëtare; që kryeministri Kurti t’i kthehet implementimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, kjo në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
“Zhvillimet po hyjnë në një fazë të rrezikshme dhe koha nuk pret”, shtoi ai. /21Media









