RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj pritet në takim nga Osmani e Kurti

nga Kaltrina Berila15 mars 2021

Ka nisur takimi ndërmjet kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pretendentes për presidente, Vjosa Osmanit me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj për t’u konsultuar rreth formimit të institucioneve.

Haradinaj në këtë takimit është shoqëruar me anëtarin e kryesisë së AAK-së Selim Selimi.

Ky është takimi i dytë me radhë i fituesve të zgjedhjeve të 14 shkurtit me partitë tjera parlamentare.

Para Haradinaj, Osmani e Kurti kanë mbajtur takim edhe me ushtruesin e detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Enver Hoxhaj.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →