RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBiznes
💼 Biznes

Haradinaj përsërit: Taksa hiqet kur të na njeh Serbia

Kryeministri komentoi edhe vizitën e presidentit francez në Serbi Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përsëritur se taksa ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake hiqet në ditën kur Serbia e nj

nga Kaltrina Berila15 korrik 201915 korrik 2019

Kryeministri komentoi edhe vizitën e presidentit francez në Serbi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përsëritur se taksa ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake hiqet në ditën kur Serbia e njeh Kosovën si shtet.

Gjatë një vizite që i ka bërë komunës së Vushtrrisë Haradinaj ka përmendur edhe punën e vizave për të cilat tha se nuk është larg dita kur do të udhëtojnë në Evropa pa viza ndërkohë që ka thënë se kjo çështje nuk ka lidhje me taksën.

Vizat nuk i kemi larg mi marrë. Jemi në punë, nuk është e lidhur me taksën. Kërkesa për pezullim të taksës ekziston. Më shumë është si mënyrë për disiplinime. Kur të na njeh Serbia hiqet taksa”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka komentuar edhe vizitën e presidentit të Francës Emanuel Macron në Serbi, ku tha se raportet Kosovë-Francë janë po ato që kanë qenë, në nivel të mirë bashkëpunimi.

Gjatë vizitës në Vushtrri Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me kryetarin e kësaj komune, Xhafer Tahiri. Haradinaj e përgëzoi kryetarin e Vushtrrisë për punën që po bën dhe i premtoi ndihmë nga Qeveria.

“Më ka bërë përshtypje puna e kryetarit Xhafer Tahiri, është i fokusuar në tema, vrapon pas punëve. Nivel i qendror ka mundur të bëjë më shumë për këtë qytet. Vushtrria është pa stacion të autobusëve. Zgjerimi i rrugës dhe unaza e qytetit janë projektet që biseduam me kryetarin”, tha Haradinaj.

Ndërsa Tahiri theksoi se nga ky takim morën mbështetje nga kryeministri Haradinaj. “Na keni nderuar me ardhjen tuaj sot këtu. Kemi një bashkëpunim të mrekullueshëm për punët e mira që po bëjmë. Morëm mbështetje nga kryeministri për zgjerimin e rrugës Vushtrri- Mitrovicë, e cila do ta lidhë gjithë veriun. Për projektet e tjera si unaza e qytetit morëm mbështetje. Qeveria po vazhdon me projektin për parkun”, tha Tahiri.

Qeveria e Kosovës në nëntor të vitit 2018, pati vendosur taksën prej 100 për qind për prodhimet nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina./21Media

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
LAJMI TJETËR →
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

Lexo edhe

Lajme

ZZZ PROBE 1785571928549

1 min më parë
Lajme

ZZZ ADMIN DELETE PROOF 1785571859731

2 min më parë
Lajme

ZZZ ADMIN DELETE PROOF 1785571657285

5 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

10 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

11 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

12 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

13 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

14 orë më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

15 orë më parë