Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj nga SHBA: Amerika nuk është vetëm aleati ynë kryesor, por edhe atdhe për mijëra shqiptarë

nga B.K7 maj 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po qëndron për vizitë në SHBA, ka vizituar sot Federatën Pan-Shqiptare “Vatra”.
Haradinaj ka thënë se Amerika nuk është vetëm aleati ynë kryesor strategjik, por është atdhe për mijëra e mijëra shqiptarë, që në rrethana të ndryshme u larguan nga vendi, e tanimë kanë jetën e tyre në Shtetet e Bashkuara.
Haradinaj i cili vizitoi Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”, ka thënë se biseduan së afërmi për zhvillimet e përgjithshme politike në Kosovë dhe rajon si dhe për rolin e rëndësishëm që ka diaspora, veçanërisht lobi shqiptaro-amerikan.
“Ritheksova nevojën e përkrahjes së tyre për Kosovën e sigurt, pjesë të NATO-s, si dhe për ndihmën e nevojshme për zhvillim në shumë fusha, veçanërisht në ekonomi. Ishte fat historik për shqiptarët, që edhe pse bijtë e tyre kaluan Atlantikun, asnjëherë nuk u shkëputën nga trungu, asnjëherë nuk e harruan Atdheun. Zoti i bekoftë shqiptarët, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →