Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj në mbështetje të protestës së organizatave të dala nga lufta e UÇK-së

nga Venera Grabanica30 korrik 2025
Haradinaj në mbështetje të protestës së organizatave të dala nga lufta e UÇK-së

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për protestën e paralajmëruar nga organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përmes një deklarate publike, Haradinaj tha se kërkesat e tyre janë legjitime dhe të drejta.

“Në mbështetje të protestës së thirrur nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, në kërkesat e tyre legjitime dhe të drejta. Qëndrojmë gjithmonë në të drejtën e luftës, në të drejtën e luftëtarëve dhe në të drejtën e popullit. Këto janë themelet mbi të cilat është ndërtuar liria jonë dhe që nuk lëkunden kurrë”, thuhet në reagimin e tij.

Haradinaj ka theksuar se obligimi ndaj luftëtarëve të lirisë është i përjetshëm dhe se shteti ka detyrim moral dhe kushtetues të kujdeset për ta.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →