RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj: Koha për marrëveshjen finale, nën udhëheqjen e SHBA-ve

nga E.Bullaku27 korrik 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën përmes fondit të MCC-së.
Haradinaj ka përshëndetur takimin e delegacionit të Kosovës me sekretarin amerikan Antony Blinken.
“SHBA edhe njëherë ka treguar lidershipin e saj në ndihmën ndaj Kosovës, si në aspektin ekonomik ashtu edhe në procesin e dialogut”, ka thënë ai.
Kreu i AAK-së ka theksuar se tani është koha për marrëveshjen finale me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën udhëheqjen e SHBA-ve./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →