Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj kërkon mbajtjen e një seance urgjente dhe interpelancë me Kurtin

nga Kaltrina Berila11 nëntor 2022
Haradinaj kërkon mbajtjen e një seance urgjente dhe interpelancë me Kurtin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se, sot ju kam drejtuar me një shkresë kryetarit të kuvendit, i kam kërkuar që ta marr me urgjencë mbajtjen e një seance.
“Kam kërkuar interpelancë me Kurtin për masat urgjente të Qeveria në raport me situatën e krijuar në vend. Situata është ndër më të rëndat në këto 22 vjet”, tha Haradinaj.
Në konferencë të jashtëzakonshme, Haradinaj tha se veprimet e institucioneve nuk kanë vepruar në përputhje me seriozitetin e rastit.
Haradinaj ka thënë se krerët e shtetit kanë krijuar fajtorin tek ta.
“Porpozoj kuvendit të votojë rezolutën me këto pika: qeveria të marr në vendim menjëherë deri në marrëveshjen finale. Presidenca, kuvendi të fillojnë dialogun intenaktiv me serbët që të kthehen në instucione, qeveria të nis komunikim intensiv me faktorët më relevantë në vend po ashtu edhe me opozitën, të kërkohet një takim disa ditor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri në marrëveshjen finale”, ka theksuar ai.
Nëse nuk përfillet kjo interpelancë, ai tha se do të merren edhe veprime të tjera./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →