Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj: Zgjidhja për Kosovën, anëtarësimi në NATO

nga Venera Grabanica18 nëntor 2023
Haradinaj: Zgjidhja për Kosovën, anëtarësimi në NATO

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë  se anëtarsimi  i menjëhershëm dhe i plotë në NATO i Kosovës është zgjidhja që situata të mos dalë jashtë kontrolli.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka  bërë thirrje që KFOR-i ta angazhojë FSK-në në patrullime të përbashkëta dhe të bashkëpunojë me Policinë e EULEX-in.
“”Ftesa për Kosovën në NATO, anëtarësimi i menjëhershëm dhe i plotë është zgjidhja. KFOR ta angazhojë FSK-në në patrullime të përbashkëta dhe të bashkëpunojnë ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Eulex-in. Të gjitha institucionet e sigurisë të bashkohen për të mos lejuar që situata të dalë jashtë kontrolli, si në aspektin politik, të sigurisë dhe në ekonomi. Kosova në NATO, është zgjidhja tani! Agresioni rus ndaj Ukrainës e konfirmon këtë”, ka shkruar  i pari i AAK-së./21Media
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →