Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hapja e urës mbi Ibër, Kryeziu: Ka marrëveshje në kuadër të dialogut në vitin 2015

nga Venera Grabanica13 gusht 2024
Hapja e urës mbi Ibër, Kryeziu: Ka marrëveshje në kuadër të dialogut në vitin 2015

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për RTV21 ka thënë se çështja e Urës së Mitrovicës mbi lumin Ibër veçse ka qenë pjesë e diskutimeve të mëhershme në Bruksel.

Ai tutje ka thënë se për të ka marrëveshje ndërmjet palëve në kuadër të dialogut në vitin 2015.

”Për të ka marrëveshje ndërmjet palëve në kuadër të dialogut në vitin 2015, ka plan zbatimit të Bashkimit Evropian për hapjen e saj nga viti 2016, dhe vlerësim nga vetë Bashkimi Evropian në vitin 2019 se punimet në urë kanë përfunduar dhe se ajo duhet të hapet për qarkullimin e automjeteve pa vonesa apo pengesa të mëtejme”, ka thënë Kryeziu.

Kryeziu tutje ka thënë se ”në dialog kemi nevojë për takime në të cilat kryeqendër e agjendës është zbatimi i Marrëveshjes Bazike, statusin e të cilës në vazhdimësi po e vë në dyshim Serbia siç bëri edhe në fund të muajit qershor kur kryeministri i Serbisë, nga Kuvendi i Serbisë thotë se Serbia nuk e ka pranuar Marrëveshjen Bazike”.

Sipas tij, statusi i Marrëveshjes Bazike duhet të jetë shqetësimi dhe angazhimi kryesor në Bruksel. ”Për këtë e kanë përkushtimin tonë, si Qeveri e Republikës së Kosovës”./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →