Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hamza: PDK-ja gjithmonë e gatshme për zgjedhje të reja

nga Venera Grabanica4 korrik 2024
Hamza: PDK-ja gjithmonë e gatshme për zgjedhje të reja

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza dje ka vizituar komunën e Prizrenit. Nga atje Hamza ka thënë se PDK-ja është çdoherë e gatshme për zgjedhje të reja.

“Në kuadër të vizitave mobilizuese në terren, sot bashkë me Uranin i vizituam Shaqën e Kujtimin në Prizren dhe dolëm pak në Shatërvanin e bukur. PDK-ja, e cila ka dalë e para në zgjedhjet lokale, ka qenë dhe është çdoherë e gatshme për zgjedhje të reja”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Ai ka shtuar se vendit do t’ia dhurojnë një qeveri kompetente e të përgjegjshme para qytetarëve dhe aleatëve, me një program konkret, të realizueshëm dhe me indikatorë të matshëm, të cilin do ta prezantojmë gjatë muajve të ardhshëm.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →