RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBiznes
💼 Biznes

Hamza: Në kohën e pandemisë shumë kategori nuk janë përkrahur fare

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se pako emergjente e qeverisë ka qenë e vonuar dhe jo gjithëpërfshirëse. Në seancën e Kuvendit Hamza tha se biznese

nga B.K4 qershor 20204 qershor 2020

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se pako emergjente e qeverisë ka qenë e vonuar dhe jo gjithëpërfshirëse.

Në seancën e Kuvendit Hamza tha se bizneset nuk janë përkrahur veçse një pjesë të punësuarve janë kompensuar me pagën 170 euro por që sipas tij nuk dihet si do të vazhdohet tutje me këtë ndihmë financiare.

“Bizneset nuk janë përkrahur, një pjesë e të punësuarve në sektorin privat janë kompensuar me një pagë simbolike prej 170 euro dhe këtë jo të gjithë, dhe për më keq ka momente kur janë bërë selektime, dhe derivon pyetja logjike, si do të vazhdohet pagesa për muajt e ardhshëm, si do të bëhet pagesa për maj dhe për tutje, pa u adresuar përmes ligjit kjo pothuajse është e pamundur”, tha ai.

Hamza tha se ka nevojë të veprohet shpejtë nga qeveria, Banka Qendrore dhe institucionet e tjera rreth rimëkëmbjes pas goditjes së vendit nga pandemia Covid-19.

“Edhe pse pako e vonuar, megjithatë edhe jo gjithëpërfshirëse dhe jo me bazë të qartë legale. Vendimet edhe kur e kanë në momente të caktuara qëllimin e mirë, gjithsesi duhet të jenë ligjore. Po i përmendi vetëm disa ligje që janë cenuar. E para Kushtetuta e Kosovës neni 65 thotë që buxheti është kompetencë e Kuvendit, ligji për ndarjet buxhetore i vitit 2020, ligji për menaxhimin e financave dhe përgjegjësitë, ligji për tatimin në vlerën e shtuar, ligji për tatim të korporatave dhe mos t’i numëroj të gjitha por po ndalem edhe të ligji i borgjit publik, këtu po jam më specifik, neni 3 paragrafi 1.6”, tha ai.

Hamza tha se janë shkaktuar shumë dëme nga pandemia dhe nëse nuk adresohen me urgjencë atëherë ndikimi do të jetë afatgjatë.

Ai tha se qeveria e kaluar ka aprovuar një buxhet ku nuk ka përfshirë fonde të cilat kishin me qenë të nevojshme për adresimin e kësaj çështje.

Sipas tij, shumë kategori nuk janë përkrahur fare.

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë
LAJMI TJETËR →
Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë

Lexo edhe

Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve
Kosova

Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve

1 min më parë
Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë
Kulturë

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë

1 min më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së

6 min më parë
Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime
Kosova

Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime

35 min më parë
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere

39 min më parë
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin një hit vere

39 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV
Kosova

Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV

1 orë më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë

2 orë më parë
Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin
Kosova

Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin

2 orë më parë
Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

2 orë më parë