RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hamza: Dëshmia e Wesley Clark i dha fund të fuqishëm procesit të padrejtë të Speciales

nga Gentrita Xhemajli18 nëntor 2025
Hamza: Dëshmia e Wesley Clark i dha fund të fuqishëm procesit të padrejtë të Speciales

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza duke komentuar dëshminë e gjeneralit Wesley Clark, si dëshmitari i fundit në Gjykatën Speciale, ka thënë se ai ia dha këtij procesi të padrejtë një fund të fuqishëm.

Sipas Hamzës, dëshmia e tij riktheu fokusin te faktet dhe te parimi se liria e popujve është e patjetërsueshme.

“Narrativat e rreme ranë. Historia nuk rishkruhet. Liderët tanë të luftës dhe paqes së shpejti do të kthehen krenarë, mes familjeve dhe popullit të tyre, mes nesh në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →