Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në një konferencë për media ka thënë se përfaqësimi në CEFTA nga Kosova është arritur me përpjekjet 3-vjeçare të Qeverisë.
Hajdari ka theksuar deri tash nuk ishin miratuar as vendimet e tjera për shkak të kërkesës së vazhdueshme të Kosovës për përfaqësim.
“Përfundimisht pjesëmarrja e UNMIK është larguar nga CEFTA dhe kjo vjen si rezultat i përpjekjeve të shumta. Pas 13 viteve Kosova për herë të parë ka marrë një iniciativë për të rregulluar përfaqësimin e saj në CEFTA… Ne e kemi arritur këtë sot dhe vërtetë është rezultat i madh i qeverisjes sonë”, ka thënë ajo.
Hajdari ka shtuar se 13 vendimet e miratuara sot kanë qenë në diskutim për 3 vjet në nivel teknik, por që nuk janë votuar deri pas rregullimit të përfaqësimit të Kosovës. Ajo ka treguar vendimet e miratuara.









