Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Guardiola nuk e do Neymarin në City

nga Venera Grabanica1 maj 2023
Guardiola nuk e do Neymarin në City

Neymarit raportohet se i është mbyllur dera për t’u bërë pjesë e Manchester Cityt nëse vendos të largohet nga Paris-Saint-Germain.

Sipas “El Nacional” , trajneri i Manchester Cityt nuk e do Neymarin pasi mendon se veprimet e tij jashtë fushës nuk janë të përshtatshme për klubin.

Thashethemet e mëhershme kishin sugjeruar se Manchester City është një nga shumë klubet që po e monitorojnë situatën e brazilianit, i cili nuk është shumë i dëshiruar më në PSG, megjithatë, Guardiola është kundër kësaj lëvizje.

Përveç Neymarit, me largim nga gjiganti francez po lidhet edhe Lionel Messi për të cilin thuhet se po përgatitet një rikthim te Barcelona.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →