Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Grenell: Në vitin 2020, kemi diskutuar për largimin e mundshëm të forcave të NATO-s nga Kosova

nga B G20 qershor 2023
Grenell: Në vitin 2020, kemi diskutuar për largimin e mundshëm të forcave të NATO-s nga Kosova

Ish-i dërguari i posaçëm i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell tha se në vitin 2020 është disktuar për tërheqjen e trupave të NATO-s nga Kosova.

Ai në një intervistë për Real America’s Voice tha se ish presidenti Donald Trump dhe ekipi i tij bënë lëvizje të mëdha dhe inovative për të afruar Kosovën dhe Serbinë.

“Ne kishim një marrëveshje ekonomike që të dyja palët e shtynë përpara.”, tha Grenell

“Duhet të jem i sinqertë, pasi kemi bërë përparim të madh në vitin 2020, kemi diskutuar idenë e mundshme të largimit të forcave të NATO-s nga Kosova. Ishte koha, nuk kishin çfarë të bënin. Të dy palët ranë dakord për zhvillimin ekonomik, hapën kufijtë, ata u pajtuan për linjën ajrore Prishtinë-Beograd, Lufthansa tha se do ta siguronin atë fluturim, ne bëmë shumë përparim, por më pas erdhi ekipi i Biden dhe vendosi të ndryshojë politikën e SHBA-së në Ballkan, politika e SHBA-së ishte “tani evropianët janë në krye të procesit”, shoi ai

“Pra, për tre vitet e fundit evropianët kanë qenë në krye dhe ajo që ne shohim është kaos, dhunë, konflikte dhe shohim një rritje të pranisë së trupave në Kosovë. Këto janë faktet,” deklaroi Grenell./21Media

“ has a hatred for Donald Trump.”

Former Acting Director of National Intelligence, @RichardGrenell describes how Jack Smith destroyed negotiations between Kosovo and Serbia under the Trump administration.

Watch LIVE➡ https://t.co/aeKhZCtVbe

Watch more @HumanEventspic.twitter.com/pUM9CROhLn

— Real America’s Voice (RAV) (@RealAmVoice) June 19, 2023

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →