Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Grand Slam Baku, Krasniqi mposhtet në raundin e dytë, vazhdon në repesazh

nga B.K5 nëntor 2021


Xhudistja kosovare Distria Krasniqi është mposhtur në raundin e dytë të Grand Slamit të Bakusë nga hungarezja, Reka Pupp.
Krasniqi, e cila tash garon në kategorinë deri në 52 kilogramë, për dallim nga ajo deri në 48 kilogramë ku edhe e fitoi të artën olimpike, në luftën e parë e mposhti xhudisten japoneze Nanako Tsubone.
Kampionia olimpike tani do të përballet në fazën e repesazhit me xhudisten nga Belgjika Amber Ryheul.

ETIKETA:#Sport#Lajme
LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →