🇽🇰 Kosova
GLPS: Qeveria në detyrë ka marrë mbi dhjetë vendime të kundërligjshme
nga Kaltrina Berila21 maj 2025
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) konsideron se qeveria në detyrë ka marrë trembëdhjetë vendime të kundërligjshme. Sipas tyre, nga data nëntë shkurt e deri më njëzet e shtatë mars janë mbajtur shtatë mbledhje dhe janë marrë shtatëdhjetë e gashtë vendime.
Sipas kësaj organizate, trembëdhjetë e vendime janë marrë duke i tejkaluar kufizimet në kuadër të nenit tridhjetë e një të Ligjit për qeverinë.
Kështu u tha në konferencën për media me temën: “Vendimet e kundërligjshme të Qeverisë në Largim”.
Blerina Istrefi, menaxhere e projektit në GLPS tha se vendimet e kundërligjshme i përkasin natyrës së inicimit të procedurave të reja për emërimin në pozitat publike, për emërimin e të cilave është kompetente në bazë të ligjeve.











