Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Gjykata Penale aprovoi aktakuzën kundër Muhamed Zeqirit

nga Egzona Mehmeti1 nëntor 2022

Është aprovuar aktakuza kundër ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë Muhamed Zekirit, njoftoi Gjykata Themelore Penale.
“Këshilli për vlerësimin e aktakuzës duke vepruar rreth akuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit me KO. Nr. 59/22 kundër M.Z., i cili akuzohet për veprën Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar nga neni 353 paragrafi 5 vv. me paragrafin 3 c.c me paragrafin 1 c.c me nenin. 45 të KP-së, ndërsa të ndërlidhur me njoftimin e prokurorit kompetent të publikuar më 04.10.2022: https://jorm.gov.mk/obvinitelen-akt-protiv-visok- vladin-funkczioner-za-zloupotreba-na-sluzhbena-polozhba-i-ovlastuvane/duke i vlerësuar të gjitha faktet dhe dëshmitë në aktakuzë, mori vendim për notë me të cilën i refuzon kundërshtimet e parashtruara, ndërsa aktin e pranoi në tërësi”, është bërë e ditur në njoftimin e Gjykatës Themelore Penale.
Sipas aktakuzës së vlerësuar, është formuar lëndë penalo-juridike me nr. 193/22 dhe ai do të shpërndahet me AKMIS- sistemi i procedurave të mëtutjeshme në këshillin gjyqësor. Data e gjykimit do të publikohet në kalendarin e gjykimit në web-faqen e gjykatës, shkruan TV21./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →