Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gjykata ia vazhdon paraburgimin Nagip Krasniqit edhe për dy muaj

nga Venera Grabanica14 gusht 2023
Gjykata ia vazhdon paraburgimin Nagip Krasniqit edhe për dy muaj

Gjykata e Prishtinës ka marrë vendim në rivendosje që të aprovohet kërkesa e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës që të pandehurit Nagip Krasniqit t’i vazhdohet masa e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë.

Sipas aktvendimit të gjyqtares së procedurës paraprake, Violeta Namani, të siguruar nga kallxo, kërkesa për vazhdim të paraburgimit për të pandehurin Krasniqi është e bazuar.

Kjo për faktin se, sipas vendimit, masa e paraburgimit është e vetmja masë e mjaftueshme për zhvillimin e papenguar të hetimeve dhe evitimin e veprimeve inkriminuese në të cilat ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Krasniqi është i përfshirë.

Lidhur më këtë vendim, avokati mbrojtës i Krasniqit, Virtyt Ibrahimaga, ka prononcuar për kallxo se “Gjykata e ka mbajtur në fuqi vendimin e datës 19 korrik 2023 për paraburgim, i cili ishte prishur nga Apeli, pa i shqyrtuar fare udhëzimet e Apelit”.

“Paraburgimi nuk është mjet që me mbajtë dikënd në burg. Është mjet sigurues për hetime” – shtoi tutje ai.

“Prokurorja ka kërkuar paraburgim që më i marrë dëshmitarët në pyetje. Kjo zakonisht nuk ndodh, sepse deshmitarët i merr në pyetje edhe kur i pandehuri është në liri. Megjithatë, që 5 muaj nuk i ka marrë ata 7 dëshmitarë në pyetje dhe po e mban Nagipin në paraburgim. Me rëndësi është me u cekë se këta dëshmitarë kanë mujtë me u marrë në pyetje edhe para se me e paraburgos Nagipin. Hetimet kanë filluar në janar, kurse Nagipi është arrestuar me 19 prill” – ka thënë avokati.

Gjykata e Apelit ditë më parë e kishte anuluar aktvendimin e Gjykatës së Prishtinës me të cilin të pandehurit, kryeshefit të suspenduar të KEK-ut, Nagip Krasniqit i ishte vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj, duke e kthyer këtë çështje në rivendosje.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →