Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Gjykata e Lartë do të vendosë nëse Trump mund të kandidojë për president

nga Kaltrina Berila6 janar 2024
Gjykata e Lartë do të vendosë nëse Trump mund të kandidojë për president

Gjykata e Lartë e SHBA-së ka thënë se do të dëgjojë një çështje historike për të përcaktuar nëse Donald Trump mund të kandidojë për president.

Gjyqtarët ranë dakord të pranojnë apelimin e Trump kundër një vendimi të Kolorados për ta hequr atë nga votimi i vitit 2024 në atë shtet.

Çështja do të shqyrtohet në shkurt dhe vendimi do të zbatohet në mbarë vendin.

Paditë në një numër shtetesh po kërkojnë të skualifikojnë Trumpin, duke argumentuar se ai u përfshi në kryengritje gjatë trazirave të Kongresit të SHBA tre vjet më parë.

Sfidat ligjore varen nga fakti nëse një amendament kushtetues i kohës së Luftës Civile e bën Trumpin të papërshtatshëm për të kandiduar.

Amendamenti i 14-të i Kushtetutës së SHBA ndalon këdo që është “angazhuar në kryengritje ose rebelim” të mbajë poste federale, por avokatët e ish-presidentit argumentojnë se ai nuk vlen për presidentin./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →