Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gjuajti me armë zjarri në një aheng familjar, arrestohet një 30-vjeçar në Kaçanik

nga Kaltrina Berila6 gusht 2024
Gjuajti me armë zjarri në një aheng familjar, arrestohet një 30-vjeçar në Kaçanik

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Kaçanik, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Në njoftim thuhet se, policia e stacionit në Kaçanik me datën 05.08.2024 rreth orës 21:20 ka pranuar një informacion se në fshatin, Kovaçec të Kaçanikut, në një aheng familjar kishte të shtëna me armë të zjarrit.

“Policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë personin: S.S ( M/K) i moshës 30 vjeçar, tek i cili është gjetur arma, me të cilën dyshohet se ka shtënë gjatë ahengut”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit ( pistoletë) dhe sasia e municionit.

Rasti është cilësuar “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe ” Armëmbajtje pa leje”.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →