Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gjoba për shoferët e autobusëve që nuk ndalen në stacionet e përcaktuara

nga Venera Grabanica19 shtator 2025
Gjoba për shoferët e autobusëve që nuk ndalen në stacionet e përcaktuara

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësia e trafikut në kryeqytet është duke zhvilluar kontrolle dhe duke marrë masa ndaj shoferëve të autobusëve që nuk e respektojnë ligjin dhe nuk ndalen në stacionet e caktuara.

Sipas njoftimit, qëllimi i këtyre veprimeve është rritja e sigurisë në komunikacion, shmangia e rreziqeve të mundshme për udhëtarët dhe për pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

“Policia apelon te të gjithë shoferët e autobusëve që të zbatojnë rregullat dhe të ndalen vetëm në vendet e caktuara, duke treguar kujdes për jetën dhe sigurinë e udhëtarëve”, thuhet në njoftim.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →