Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Gjermani: Pas vërshimeve, frikë nga Covid-19!

nga RTV2120 korrik 2021

Në viset e prekura nga vërshimet në Gjermani, ekziston frika se numri i infeksioneve me Covod-19 do të rritet për shkak të përpjekjeve për ndihmë dhe akomodimit emergjent për shumë njerëz pas këtyre përmbytjeve.
“Për momentin, shumë njerëz po tubohrn në një hapësirë ​​shumë të vogël për të kapërcyer krizën së bashku. Tani duhet të kemi kujdes që ballafaqimi me katastrofën të mos kthehet në një ngjarje super-përhapëse ” thonë autoritetet në ato shtete federale të Gjermanisë.
Ministria e Shëndetësisë po përgatit një fushatë të veçantë vaksinimi në zonat e katastrofës, në konsultim me autoritetet e rretheve të prekura.
“Një rrezik në rritje i përhapjes së SARS-CoV-2 mund të zhvillohet kryesisht përmes akomodimit të njerëzve në strehimoret e urgjencës”, tha ministria në Dyseldorf.
Shtojnë se rreziku mund të zvogëlohet me prova, maska ​​dhe ventilim.
“Në shumë raste, strukturat e kujdesit mjekësor janë krijuar tashmë në strehimoret e urgjencës,” tha ministria. Për më tepër, autoritetet ishin të shqetësuara për shkak se mungon stafi i duhur mjekësor, raport gazeta e njohur gjermane, BILD./e.d-21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →