Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Gjendet kapsula radioaktive e humbur në Australi

nga Kaltrina Berila1 shkurt 2023
Gjendet kapsula radioaktive e humbur në Australi

Autoritetet në Australi thonë se kanë gjetur një kapsulë të vogël radioaktive e cila u zhduk javën e kaluar.
Shërbimet e urgjencës kishin “gjetur fjalë për fjalë gjilpërën në kashtë”, thanë autoritetet në Australinë Perëndimore, shkruan BBC.
Një kërkim i madh u shkaktua kur objekti humbi ndërsa po transportohej përgjatë një rruge 1,400 km nëpër Australinë Perëndimore.
Gjiganti i minierave Rio Tinto kërkoi falje për humbjen e pajisjes, e cila mund të kishte paraqitur një rrezik serioz.
Kapsula – e cila është 6 mm në diametër dhe 8 mm e gjatë – përmban një sasi të vogël të Caesium-137, i cili mund të shkaktojë dëmtim të lëkurës, djegie ose sëmundje nga rrezatimi.
Shërbimet e urgjencës përdorën pajisje të specializuara duke përfshirë detektorë rrezatimi gjatë gjuetisë së tyre.
Pajisja po përdorej në një minierë në rajonin e largët Kimberley. Rio Tinto kishte premtuar më parë se do të nisë një hetim për atë që kishte ndodhur.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →