Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gjendet e vdekur një 48-vjeçare në Obiliq

nga Venera Grabanica18 prill 2025
Gjendet e vdekur një 48-vjeçare në Obiliq

Një grua 48-vjeçare sot është gjetur e vdekur në fshatin Raskovë të Obiliqit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se rrethanat e vdekjes janë “ende të paqarta”.

“Rreth orës 13:00, në fshatin Raskovë të Obiliqit, është raportuar për një person pa shenja jete. Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në rrethana ende të paqarta një person ka vdekur. Në vendin e ngjarjes ka intervenuar edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, (femër), 48-vjeçare”, tha Ahemti.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, hetimet për këtë rast kanë nisur në koordinim të plotë me Prokurorinë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →