Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gjendet e vdekur 86-vjeçarja që u zhduk në Rahovec

nga Kaltrina Berila25 mars 2024
Gjendet e vdekur 86-vjeçarja që u zhduk në Rahovec

Mëngjesin e së hënës është gjetur pa shenja jete 86-vjeçarja që u raportua e zhdukur në Rahovec.

Vdekja e saj është konfirmuar nga ekipi mjekësor në një fushë të hapur mes fshatit Ratkoc dhe Vrajak, e Policia e Kosovës ka iniciuar rastin si “hetim i vdekjes”.

“Sot derisa kemi qenë në verifikim të informatës për një të moshuar të zhdukur, jemi informuar se e njëjta (femër e lindur në vitin 1937) sot në mëngjes është gjetur pa shenja jete në fushë të hapur në mes të fshatit Ratkoc dhe Vrajak-Rahovec (ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen). Policia ju ka pergjigjir rastit dhe me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thënë për portalin rtv21.tv zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →