Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gjenden mbetje mortore në Bishtazhin të Gjakovës, dyshohet se janë të luftës së fundit

nga Venera Grabanica4 tetor 2023
Gjenden mbetje mortore në Bishtazhin të Gjakovës, dyshohet se janë të luftës së fundit

Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, ka njoftuar se gjatë gërmimeve në fshatin Bishtazhin të Gjakovës janë gjetur disa mbetje mortore .

Komisioni ka njoftuar se të mërkurën gjatë gërmimeve ekipet kanë hasur në eshtra njerëzore për të cilat dyshohet se i përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

“Në vazhdën e aktiviteteve gërmuese, gjatë këtyre dy javëve, ekipet tona të KQPZH, IML dhe Policia e Kosovës, me mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, EULEX-it dhe KNKK, janë duke kryer gërmime në lokacion Bishtrazhin, Komuna e Gjakovës”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet e ditur rezultati i eshtrave të gjetura do të bëhet publik pas analizave të ADN-së./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →