Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Gjenden emigrantët e ngrirë në Bosnjë

nga RTV2116 dhjetor 2018

Katër persona janë gjetur në gjendje të rëndë

Shërbimi i shpëtimit malor i Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës ka gjetur katër emigrantë të ngrirë, të cilët kishin humbur rrugën e tyre në malin Pljeshevica afër Bihaçit.

Sipas Shërbimit të Shpëtimit Malor, dy njerëz janë në një situatë të rrezikshme për jetën, ndërsa dy të tjerët janë të ftohur, por jashtë rrezikut për jetën.

“Sot në orën 19.15, ekipi i Shërbimit malor -stacionit Bihaç gjeti katër persona të humbur”, tha Shërbimi i shpëtimit malor.

Shërbimi i shpëtimit malor nga Bihaq ka kërkuar një grup emigrantësh në malin Pljeshevica që nga mbrëmë kur ata edhe kishin humbur.

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →