Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Gjashtë të vdekur, mbi 400 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

nga Egzona Mehmeti2 mars 2022

Ministria e Shëndetësisë ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur gjashtë persona që kanë qenë të infektuar me Covid-19, ndërsa nga 2.730 teste të kryera, janë regjistruar 457 raste të reja.
246 raste janë regjistruar vetëm në Shkup. Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (457) janë regjistruar 74 persona të riinfektuar.
Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se janë regjistruar edhe 447 pacientë të shëruar.
Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 6 pacientë të vdekur. Ndërkaq, nga sistemi “Termini im”, në raportin e sotëm për Covid-19 janë regjistruar edhe 3 viktima që janë regjistruar në periudhën 22.02/25.02.2022.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 298.195 raste, prej të cilëve 285.907 janë shëruar, kurse 9.036 kanë ndërruar jetë. Maqedonia e Veriut aktualisht numëron 3.252 raste aktive me koronavirus, shkruan TV21./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →