Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Gjakova kalon në raundin e dytë të Grand Slam Abu Dabi

nga Xh.D21 tetor 2022

Ekipi kosovar i xhudos po merr pjesë në Grand Slam Abu Dabi, ku tre xhudiste po e përfaqësojnë Kosovën në këtë garë në Emiratet e Bashkuara.
Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, sot po lufton xhudistja Nora Gjakova, e cila tani ka arritur të kalojë në raundin e dytë të këtij Grand Slami.
Në raundin e parë, e arta olimpike e mposhti xhudisten nga Republika e Koresë, Yuna Shin.
Tani, Nora Gjakova në raundin e dytë do të përballet me xhudisten nga Holanda, Pleuni Cornelisse.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →