Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gërvalla takon Kryesuesin e Grupit të Partive Popullore: Në fokus finalizimi i anëtarësimit në KiE

nga B G27 qershor 2024
Gërvalla takon Kryesuesin e Grupit të Partive Popullore: Në fokus finalizimi i anëtarësimit në KiE

Në kuadër të takimeve të zhvilluara në Këshillin e Evropës në Strasburg, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka takuar deputetin kroat, kryesuesin e grupit të partive popullore në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Davor Ivo Stier, ndaj të cilit ka shprehur mirënjohje për kontributin e madh të grupit të partive popullore, përkatësisht delegacionit kroat në mbështetjen në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, njofton ministria e Punëve të Jashtme

“Mbështetja e palëkundur e Stier dhe delegacionit kroat ka qenë vendimtare në arritjen e një shumicë të jashtëzakonshme prej 82% të votave në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës,” tha citohet të ketë thënë Ministrja Gërvalla.

Ajo po a gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me grupet politike dhe Komitetin e Ministrave për finalizimin e procesit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →