Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gërvalla takon ambasadoren e ShBA-së në OKB, flasin për zhvillimet e fundit

nga Kaltrina Berila26 prill 2023
Gërvalla takon ambasadoren e ShBA-së në OKB, flasin për zhvillimet e fundit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka takuar takuar ambasadoren e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Amerikë, Linda Thomas-Greenfield.

Kryediplomatja kosovare që po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkë me Greenfield ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.

“Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, me kënaqësi ka takuar në ShBA, Ambasadoren Greenfield në Neë York. Bashkë diskutuan për zhvillimet e fundit, rolin e OKB-së në Kosovë dhe forcimi i marrëdhënieve të Kosovës me SHBA-në edhe më tej. Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur nga partnerët tanë amerikanë” thuhet në njoftimin e MPJD-së në “Twitter”.

Kujtojmë se ambasadorja Linda Thomas-Greenfield është edhe kandidate për presidente të Amerikës në zgjedhjet e 2024-ës.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →