Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

Gërvalla flet për koalicionet e mundshme

nga Venera Grabanica14 shkurt 2022

Pas regjistrimit të Listës Guxo si parti politike, udhëheqësja e kësaj partie, Donika Gërvalla ka thënë se përveç me Lëvizjen Vetëvendosje, nuk planifikojnë bashkëpunim me ndonjë parti tjetër politike në vend.
“Dallimi mes nesh dhe LDK-së është që ne jemi shumë më transparentë, programi ynë është drejtuar nga zhvillimi ekonomik dhe shoqëror shumë të përparuar. Nuk e shoh këtë bashkëpunim. Ne jemi përcaktuar për partneritet me VV-në. Do ta thellojmë bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë Gërvalla.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla tha se e ka marrë drejtimin e këtij subjekti politik deri në mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme.
Pjesë e kësaj partie është edhe ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Faton Peci./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →