RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaLajme
📰 Lajme

Gazeta e njohur gjermane kritikon kosovarët për pakujdesi gjatë qëndrimit në atdhe

Në mesin e të kthyerve në Gjermani kosovarët e infektuar me koronavirus janë në krye të listës. Gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ka kritikuar ashpër pakujdesinë e mërgimtarëve kosovarë gjatë

nga E.Bullaku21 gusht 202021 gusht 2020

Në mesin e të kthyerve në Gjermani kosovarët e infektuar me koronavirus janë në krye të listës. Gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ka kritikuar ashpër pakujdesinë e mërgimtarëve kosovarë gjatë vizitave familjare në Kosovë. Kjo e përditshme akuzon kosovarët se po e vënë në sprovë tolerancën gjermane.

Sipas “Frankfurter Allgemeine Zeitung” rritja e numrit të të infektuarve në mesin e të kthyerve në Gjermani nga pushimet, nuk ka të bëjë me turizëm klasik, sepse nga vendet tradicionale të turizmit si Spanja dhe Greqia numri i turistëve të infektuar është tepër i vogël. Më së shumti të infektuar janë duke u kthyer nga Kosova në Gjermani. Kosova, shkruan “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, nuk është vend për të cilin përmallohen turistët gjermanë. Krahas Kosovës të infektuarit e tjerë që po kthehen në Gjermani janë nga Turqia, Bullgaria, Serbia, Bosnja dhe Kroacia.

“Me sa duket hotelet, restorantet dhe qiradhënësit e banesave për pushime kanë reaguar shumë më mirë kundër krizës së koronës se sa amvisëritë private. Sepse udhëtimet në Ballkan apo në Turqi, të cilat shfaqen në statistika, duket se janë ndërmarrje që nuk i shërbejnë qëllimeve turistike, por ritakimeve me familjarë”, shkruan “FAZ”.

Gazeta shton se askush nuk mund të kritikohet që viziton familjen në Kosovë apo gjetiu, por çfarë bie në sy është pakujdesia gjatë qëndrimit në vendin e origjinës. Viktima janë ata që duan të shmangin një “Lockdown” të serishëm, pra një mbyllje të vendit. Pa marrë parasysh nga cili këndvështrim e shikojmë, toleranca po vihet në sprovë, shkruan “FAZ”.

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
LAJMI TJETËR →
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

Lexo edhe

Lajme

ZZZ PROBE 1785571928549

1 min më parë
Lajme

ZZZ ADMIN DELETE PROOF 1785571859731

2 min më parë
Lajme

ZZZ ADMIN DELETE PROOF 1785571657285

6 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

10 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

11 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

12 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

13 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

14 orë më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

15 orë më parë