Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Gabriel Jesus në Arsenal?

nga Xh.D11 maj 2022

Mikel Arteta refuzoi të komentojë mbi atë nëse Arsenali dëshiron të nënshkruajë me Gabriel Jesus pas transferimit të Erling Haaland në Manchester City.
City të martën konfirmoi se klubi ka arritur marrëveshje në parim me Borussia Dortmundin për të sjellë sulmuesin norvegjez në “Etihad Stadium”.
Ardhja e Haaland nënkupton që minutazha si startues për Jesus do të ishte edhe më e kufizuar në sezonin e ardhshëm.
Agjenti i brazilianit, Marcelo Pettinati ka thënë në një intervistë për gazetarin Fabrizio Romano se ai ka zhvilluar bisedime me Arsenalin për një kalim të mundshëm në klubin londinez.
“Ne patëm bisedime me Arsenalin për Gabriel Jesus. Na pëlqen projekti, është një mundësi që po e diskutojmë. Ka edhe gjashtë klube të tjera të interesuara për Gabrielin. Ai është i fokusuar në ndeshjet e fundit me Man City. Do të shohim”, tha ai.
I pyetur rreth këtyre raportimeve, trajneri i Arsenalit Mikel Arteta tha: “Ju e dini që nuk flas për asnjë lojtar që nuk është me ne. Unë jam duke punuar me sulmuesit që kemi në ekip. Ky është fokusi im për tre ndeshjet e ardhshme”, shtoi trajneri spanjoll.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →